Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Joe Biden konfirmoi për Politico se SHBA-ja kishte dërguar “pajisje dhe furnizime” për shpëtimin e jetës. Pajisjet mendohet se përfshijnë maska gazi, veshje mbrojtëse dhe materiale të tjera.
Nuk dihet ende se sa pajisje planifikon të dërgojë SHBA-ja, por zëdhënësi tha se “kjo ndihmë nuk komprometon gatishmërinë tonë të brendshme”. Moska dhe Perëndimi kanë akuzuar njëra-tjetrën gjatë javëve të fundit për përdorimin e armëve kimike.
Zyrtarët amerikanë kanë frikë se Rusia mund të planifikojë një operacion të rremë rreth përdorimit të armëve të tilla.