Saturday, November 23, 2024
HomeBotaBiden uron muslimanët për Ramazan, citon një ajet kuranor

Biden uron muslimanët për Ramazan, citon një ajet kuranor

Presidenti amerikan Joe Biden ua uroi muajin e Ramazanit muslimanëve në SHBA dhe në mbarë botën.

“Gruaja ime Jill dhe unë ua shprehim urimet tona më të mira komuniteteve muslimane në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën me rastin e Ramazanit”, tha Biden në një deklaratë me shkrim.

Duke theksuar se Ramazani është një periudhë meditimi dhe shërimi shpirtëror për të gjithë muslimanët, Biden tha:

“Akti i iftarit të këtij viti do të jetë një kujtim edhe më i fortë i bukurive të shëndetit, familjes dhe shoqërisë. Zemrat tona do të rrahin së bashku me ata që kanë humbur të dashurit dhe kanë karrige bosh në tavolinat e tyre”.

Biden tha se SHBA-ja vazhdon të shërojë plagët pas pandemisë COVID-19 dhe, duke cituar një ajet të Kuranit: “Kushdo që ka bërë një grimë mirësi do të shpërblehet”.

Duke thënë se shohin njerëz që luftojnë për të mbijetuar çdo ditë, Biden theksoi se muaji i Ramazanit është një mundësi për të gjithë që të tregojnë dhembshuri, mirësi dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e njeriut, duke përfshirë ujgurët në Kinë, muslimanët Rohingya në Mianmar dhe muslimanët në mbarë botën. Gëzuar Ramazanin”, tha Biden.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments