Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaSBAShK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

SBAShK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari dhe të vendoset për greva

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara.

Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19

Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

Ai ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

“Uroj që edhe ne edhe MAShTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, foli për rolin e mësuesit, ndërsa tha qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

Ajo shtoi se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën.

“Vetëm ketë vit kemi rreth 40.000 nxënës më pak se vitin e kaluar mirëpo ne jemi kujdesur që asnjeri nga mësimdhënësit tanë te mos mbetet pa pune… Shumë shpejtë do fillojnë punën 100 asistentë me fëmijët me nevoja te veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë grandin prej 1.7milionë euro per mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.

Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments