Friday, November 1, 2024
HomeBotaInteligjenca britanike thotë se forcat ruse janë tërhequr nga Aeroporti Hostomel

Inteligjenca britanike thotë se forcat ruse janë tërhequr nga Aeroporti Hostomel

Forcat ruse raportohen se janë tërhequr nga Aeroporti Hostomel, afër kryeqytetit ukrainas, që ka qenë skenë e luftimeve që prej nisjes së konfliktit, tha inteligjenca ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar.

“Forcat ukrainase vazhdojnë të avancojnë kundrejt tërheqjes së forcave ruse nga afërsia e Kievit”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

“Përgjatë boshtit lindor Ukraina ka rimarrë disa fshatra. Në lindje të Ukrainës, forcat ukrainase kanë arritur të marrin një rrugë kyçe në Harkiv pas luftimeve të ashpra”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes në informacionet e përditësuara të shtunën.

Në Hostomel ka pasur luftime të ashpra që prej 24 shkurtit, kur parashutistët rusë arritën me helikopterë dhe morën kontrollin e këtij aeroporti.

Hostomel është një qyteti i vogël, por me rëndësi të madhe strategjike. Para luftës, ai ishte aeroporti më i madh i mallrave në Ukrainë dhe shërbente si bazë kryesore për forcat ajrore ukrainase.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments