Instituti i Luftës ka dhënë një vlerësim të fundit lidhur me fushatën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke ripërsëritur se Moska tani është e përqendruar në lindje të Ukrainës.
Këto janë disa prej gjetjeve kryesore të raportit të këtij instituti:
Pretendimi i Kremlinit se objektivi i tij kryesor gjithmonë ka qenë Ukraina lindore është i rremë dhe se me këtë pretendim po tenton të fshehë dështimin e pjesës së parë të fushatës ushtarake
Operacionet kryesore ruse tani janë të përqendruara në lindje të Ukrainës, ku dëshiron të marrë të gjithë rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut
Rusia me gjasë do të marrë Mariupolin në ditët në vijim, por po vazhdon që të pësojë humbje
Ukraina ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit në veriperëndim dhe lindje të Kievit, por Rusia ishte në gjendje që të tërhiqte me kohë forcat e dëmtuara në Bjellorusi