Në Doha të Katarit është hedhur shorti për fazën e grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.
Grupi G do të jetë interesant, pasi do të sjellë sërish përballjen e Serbisë me Zvicrën e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit, teksa gjasa të mëdha që të ftohet nga “Helvetikët” për Botëror ka edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Andi Zeqiri.
Pjesë e Grupit G janë edhe Brazili e Kameruni.
Granit Xhaka e ka komentuar shkurt këtë short përmes llogarisë së tij në “Instagram”.
“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.