Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeVërshimet e shpeshta, problem i vazhdueshëm i kryeqytetit

Vërshimet e shpeshta, problem i vazhdueshëm i kryeqytetit

Gjatë ditës, në disa lokacione në kryeqytet janë krijuar vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut

Saherë që ka reshje të shiut, problemi është pothuajse i njëjti.

Edhe këtë të premte ishte njësoj.

Pas reshjeve të dendura të shiut, lagjja e spitalit në kryeqytet është bërë vështirë e kalueshme,

Për këtë po ankohen edhe banorët e kësaj lagje.

E ankesa të ngjashme kanë edhe banorët në rrugën Muharrem Fejza.

Sipas tyre, pusetat nuk arrijnë t’i përballojnë ujërat atmosferike dhe, si pasojë, ato dalin jashtë.

Në anën tjetër, përveç problemeve me vërshime, hall tjetër kanë banorët e lagjes Mati 1.

Për këtë problematik, mendim të ngjashëm ka edhe opozita.

Asamblsiti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rashit Gashi, tregon për shkaktarin e këtij problemi.

E për të gjitha këto probleme, drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, po thotë se janë të trashëguara nga qeverisjet e kaluara.

Ai thotë se problemet që janë adresuar nga qytetarët, Komuna e Prishtinës iu përgjigjur menjëherë.

Probleme të tilla pas shiut, ka pasur në disa lagje të kryeqytetit

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments