Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRefuzohet ankesa e MPB-së, rikthehet në punë punëtorja me shami

Refuzohet ankesa e MPB-së, rikthehet në punë punëtorja me shami

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka marrë vendim në dobi të Indira Mujajt, punonjëses me shami, e cila ishte suspenduar nga detyra e saj e punës si shërbyese civile.

Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti nga komuna e Mitrovicës, Liridon Kurti.

Ai ka thënë se shteti ligjor është duke u ndërtuar, duke kuptuar që diskriminimi mbi baza fetare nuk ka vend në demokracinë e Kosovës.

“Pas një viti e katër muaj ne kemi pranuar aktgjykimin nga Gjykata e Apelit ku ka vërtetuar kthimin në vendin e punës të punonjëses me shami Indira Mujaj. Përveq rasteve civile që po del se jemi diskriminuar, institucionet tona duhet të ngrisin edhe raste penale ku përgjegjësit që diskriminojnë dhe fyejnë identitetin fetar të dënohen, si ishte rasti makaber dhe i neveritshëm në Gjakovë” ka shkruar Kurti në Facebok.

Ai gjithashtu ka shtuar se shamia është vlerë e kombit shqiptar, e cila nuk mund të ndalet.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments