Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSi erdhi deri te aksidenti ku vdiqën shoferët e dy veturave në...

Si erdhi deri te aksidenti ku vdiqën shoferët e dy veturave në Malishevë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksidentit me fatalitet në Drenoc të Malishevës, ku vdiqën dy drejtuesit e automjeteve të përfshira në aksident.

Sipas raportit 24 orësh, deri te aksidenti ka ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes së kushteve të rrugës, kishte dalë në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt.

Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Drenoc, Malishevë , 31.03.2022-11:20 Dy vetura me targa vendore me drejtues dy meshkuj kosovarë, janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Deri te aksidenti kishte ardhur kur njëra nga veturat e involvuara, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, kishte dal në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe ishte ndeshur me veturën e cila ishte duke ardhur nga drejtimi i kundërt. Si pasoj e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raport.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments