Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSa kushton nafta në Kosovë e sa në shtetet e tjera?

Sa kushton nafta në Kosovë e sa në shtetet e tjera?

Çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës, sërish ka shënuar rritje, pavarësisht se në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje.

Përfaqësues të naftëtarëve çmimin e arsyetojnë për shkak se importi i këtij produkti nga kompanitë tregtare dhe furnizuese është blerë më herët, me çmim më të lartë.

Në Kosovë, më 31 mars, një litër naftë është shitur deri në 1.69 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Çmimi i këtij produkti disa ditë kishte shënuar rënie deri në 1.49 euro.

Me çmimet aktuale këto produkte janë shitur edhe më 8 mars, kur nafta e përpunuar në bursën ndërkombëtare ka qenë 130 dollarë për fuqi.

Mirëpo, nafta e papërpunuar Brent, e cila përdoret si pikë ndërkombëtare e referimit, më 31 mars ka rënë në rreth 106 dollarë për fuçi.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të mërkurën ka thënë se sinkronizimi i rritjes së çmimeve të naftës lë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Ata kanë shtuar se autoritetet po inspektojnë në terren.

Sa kushton nafta në shtetet e tjera?

Çmimi i naftës me pakicë në tregun e Shqipërisë është 1.95 euro, ndërsa benzina 1.79 euro.

Çmimet më të lira të karburanteve janë në tregun e Maqedonisë së Veriut. Një litër naftë kushton 1.42 euro, kurse benzina 1.39 euro.

Kosova nuk ka rafineri të saj dhe karburantet i importon nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vitin e kaluar në Kosovë janë importuar mbi 410 milionë litra naftë. Në këtë shifër nuk janë përfshirë derivatet e benzinës.

Në periudhën nga 24 shkurti deri më 8 mars, në Kosovë janë importuar rreth 31 milionë litra karburante, më së shumti nga Arabia Saudite, e pastaj nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Turqia e vende tjera.

Çmimi i naftës nëpër botë, në tri shtete një litër s’kushton as një cent

Sipas një liste me çmimet mesatare të naftës nëpër shtete në mbarë botën, disa shtete të Ballkanit radhiten ndër vendet ku një litër naftë kushton shumë shtrenjtë.

Sipas çmimeve mesatare të naftës të publikuara nga GlobalPetrolPrices.com, të përditësuar për herë të fundit më 28 shkurt 2022, në tri shtete të botës një litër naftë nuk kushton as një cent. Kosova nuk është përfshirë në listë, shkruan Gazeta Express.

Çmimi mesatar i naftës në mbarë botën vlerësohet të jetë rreth një euro për litër. Ka dallime të konsiderueshme në çmimet e naftës midis vendeve. Natyrisht, në vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë, çmimet janë shumë të ulëta.

Në Iran, një litër naftë kushton mesatarisht 0.009 cent; në Venezuelë 0.022
cent, ndërsa në Libi 0.029 cent.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments