Gazetari Valon Syla thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë votat e diasporës duke manipuluar për shkak të, siç tha, edukimit minimal të tyre. Ai thotë se tre ministra në qeverinë e Albin Kurtit që vijnë nga diaspora, Donika Gërvalla, Rifat Latifi dhe Armend Mehaj janë më të dobëtit në punën e tyre.
“Vetëvendosja prej pamundësisë që të zhvillohej në atë kohë në Kosovë, VV në r -4 parë zgjedhje i ka pasur nga 10 – 11 për qind, nuk mund të rritej…dhe e gjeti një dritare ku të punojë, sidomos në Skandinavi dhe Gjermani dhe Zvicër, ku manipulon me një shtresë të diasporës e cila edukimin e ka pasur minimal, shumica”, tha Syla në emisionin Pressing në T7.
“68 mijë vota është një Drenicë, pra janë dy komuna të mëdha që Vetëvendosja i ka mobilizuar në diasporë për të ardhur këtu për të lobuar dhe është e drejtë e tyre pasi partitë tjera kanë fjet dhe ajo e ka shfrytëzuar këtë zbrazëtirë”, shtoi ai.
“Këtë mentalitet e ka shti VV’ja. Sot një pjesë e diasporës beson se është etnitet i veçantë, beson se duhet me pas të drejta të veçanta beson që duhet të ketë trajtim të veçantë nga kosovarët këtu, që i ngjanë do kushteve e kërkesave sikurse të ishin grupe që i kemi ne të diskriminimit pozitiv, që janë këto pjesët e minoriteteve, vende të rezervuara në parlament sepse është kërkesë e tyre dhe asgjë tjetër s’mbetet nga këto kërkesa të pa arsyeshme veç të ja shtojmë flamurit të Kosovës edhe një yll, si ylli i diasporës edhe pe themelojmë një etnitet të ri”, tha Syla.
“Kush është diaspora, e njohim. Janë tre ministra sot të diasporës që janë më të dobëtit në qeverinë Kurti. Gërvalla, një talent i diasporës që Kosova s’ka pa asi skandali moti në politikën e jashtme, e kemi një ministër me kaubojka që ndoshta është doktor shumë i aftë por menaxher i dobët. E kemi një ministër të mbrojtjes që është pak edhe qesharak , edhe kemi Agim Bahtira në komuna. S’është e vërtetë se diaspora e mban Kosovën. Ka impakt të madh ekonomik që është një injeksion ekonomik pothuajse si turizmi në Shqipëri”, shtoi Syla.