Çmimi kishte lëvizur në 1.69c në disa pika të karburanteve.
Ministria e Industrisë përmes një njoftimit ka bërë të ditur se ka dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit.
Aipas tyre, autoritetet po inspektojnë në terren.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, thuhet në njoftim.