Katër vajza janë lënduar dje pasi u goditën nga një veturë në lëvizje në rrugën “Afrim Zhitija” në Prishtinë.
Sipas policisë, një person nga pakujdesia ka goditur me veturë katër vajza që u dërguan për trajtim në QKUK.
Njëra nga to është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa tri tjerat janë liruar pas tretmanit mjekësor.
“Rr. Afrim Zhitija, Prishtinë (NN) 29.03.2022 – 18:00. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur katër këmbësore tri shtetase kosovare dhe një shtetase të huaj. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëra është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa tri të tjerat janë liruar pas tretmanit mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.