Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKryediplomati malazez: Demarkacioni mes Malit të Zi e Kosovës është kryer me...

Kryediplomati malazez: Demarkacioni mes Malit të Zi e Kosovës është kryer me sukses

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviq, ka pritur sot në Podgoricë ambasadoren e re të Kosovës, Ariana Zherka-Hoxha. Ai ka thënë se demarkacioni me Kosovën është kryer me sukses, duke lënë të kuptohet se kjo është punë e kryer. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova do të insistojë të korigjojë marrëveshjen sapo në Podgoricë të krijohet Qeveria e re, pasi atje deri tash ka pasur Qeveri proruse.

Raduloviq ka thënë se raportet e mira në mes të dy shteteve janë konfirmuar qysh në vitin 1999 kur Mali i Zi i kishte hapur dyert për 200 mijë refugjatë nga Kosova, e që sipas Raduloviq ishte një akt që tregoi përkushtimin e Malit të Zi për një harmoni multietnike.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Malit të Zi, Raduloviq ka thënë se si një shtet i vogël në rajon janë të përkushtuar për bashkëpunim rajonal, stabilitetit dhe paprekshmëri të kufijve të përcaktuar reciprokisht.

Kur ka folur për këtë, shefi i diplomacisë malazeze ka thënë se një shembull i mirë i bashkëpunimit është nënshkrimi i marrëveshjes për kufijtë në mes të dy vendeve në vitin 2018 që sipas Raduloviq “në mënyrë të suksesshme ka kompletuar çështjen e demarkacionit në mes të Malit të Zi dhe Kosovës”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments