Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBSPK thërret protestë, kërkon 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit...

BSPK thërret protestë, kërkon 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit për Paga

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë duke kërkuar nga Qeveria e Kosovës 100 euro shtesë në paga, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Ligjit për Pagat.

Lidhur me këtë kërkesë ata kanë paralajmëruar edhe protestë me 8 prill të këtij viti.

Poashtu kërkesë tjetër e tyre është edhe gjetja e fondeve për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore dhe inicimin e iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Njoftimi i plotë:

Sot, e martë, më 29 mars 2022, Kryesia Ekzekutive e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbajti takimin e rregullt me qëllim të shqyrtimit të situatës aktuale dhe të zhvillimeve të fundit që kanë ndikuar fuqishëm në gjendjen ekonomiko sociale të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës informon qytetarët e Republikës së Kosovës se për shkak të tejzvarritjes së hartimit të Projektligjit për Paga dhe të mospërfshirjes së kapaciteteve profesionale të BSPK-së në hartimin e Projektligjit për Paga, dhe për shkak të mosinicimit të amendamentimit – ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, si dhe të moszbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, më 8 prill 2022 do të organizojë protestë në Prishtinë, me kërkesa:

  1. Të u jepen nga buxheti i shtetit nga 100€ të gjithë të punësuarve në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në miratimin e Ligjit për Paga.
  2. Të gjenden fondet e duhura dhe mënyra e duhur për fillimin e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.
  3. Të iniciohet amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret nga Partneri Social – Qeveria se do të merret seriozisht me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments