Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKundërkorrupsioni del me paralajmërim për zyrtarët që s’e deklarojnë pasurinë

Kundërkorrupsioni del me paralajmërim për zyrtarët që s’e deklarojnë pasurinë

Agjencia Kundër Korrupsion ka njoftuar se kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit për deklarimin e pasurisë.

Nga AKK kanë njoftuar se obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur ende rreth 1426 zyrtarë publik.

E për ata që nuk e deklarojnë pasurinë Agjencia ka paralajmëruar veprime ligjore.

“Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i  përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 (29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie  tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments