Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaAhmeti: Qeveria ka 700 milionë euro në Bankën Qendrore, ta largojë akcizën...

Ahmeti: Qeveria ka 700 milionë euro në Bankën Qendrore, ta largojë akcizën e naftës

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se qeveria duhet të largojë akcizën nga karburantet.

Ai ka thënë se qeveria ka mjete të mjaftueshme që të përballojë heqjen e akcizës dhe të lirojë qytetarin nga pagesa e saj.

“Akciza cka është? Rrjedh nga një fjalë holandeze. I bjen vetëm taksë. Thjeshtë. E tash cfarë mund të bëjë qeveria. Mund të largojë akcizën nga nafta dhe ato 60 cent t’ia lejojë qytetarit, apo t’i mbajë ato për vete nëse mendon që mund t’i shpërndajë më mirë. Por qeveria ka 700 milionë euro të paprekura në Bankën Qendrore. Ta largojë akcizën në naftë e t’i lirojë qytetarët”, ka thënë ai.

Tutje Ahmeti ka thënë se kriza me produkte ushqimore do të vazhdojë dhe se gjatë javëve të ardhshme do të rriten çmimet.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments