Ngjarjet kryesore sot.
Ngjarjet e datës 29 mars 2022:
– Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizojnë tryezën me temë “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”. (Hotel Prishtina, ora 9:30)
– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Kabineti i kryetarit, ora 9:30 – mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)
– Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari raporton para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhu me punën e ministrisë për vitin 2021 dhe planin e punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED mban konferencë për media ku do të prezantohet analiza me titull “Rregullorja e re e Punës së Kuvendit: mes nevojës për efikasitet dhe respektim të Kushtetutës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
– Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal formon grupet punuese për shqyrtimin e Projektligjit për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë dhe shqyrtimin e Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)
– Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban testimin me shkrim të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 10:30)
– Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takojë Komisionin për Politikën e Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)
– Kosovo 2.0 organizon tryezë të rrumbullaket për rregullimin dhe vetërregullimin e mediave. (Lapidariumi në Oborrin e Muzeut Kombëtar, ora 11:00)
– Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit të auditimit të performances “Optimizimi i resurseve njerëzore dhe pajisjeve teknike mjekësore për t’iu përgjigjur nevojave të pacientëve me COVID-19”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës përuron dy romanet e Lutfi Dervishit, “Në frontin e lirisë me UÇK-në” dhe “Hijet”. (Lokalet e LSHK-së në Mahallën e Muhaxherëve, Kulla e zotnisë, në Prishtinë, ora 12:00)
– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:30)