Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës së energjisë nga qeveria e Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës kanë votuar 76 deputetë dhe prej tyre vetëm 23 ishin pro.
Lidhur me këtë, shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës edhe si iniciues i këtij Komisioni tha se është hera e parë që në Kuvend me votë refuzohet një Komision Hetimor.
Ai tha se ky komision do të hidhte dritë mbi keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e krizës së energjisë.