Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaBajrami-Muratit: Publikoje listën e 50 top përfituevse të 230 milionë eurove

Bajrami-Muratit: Publikoje listën e 50 top përfituevse të 230 milionë eurove

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës ka deklaruar se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.

Deklarata e Muratit nuk ka kaluar pa u diskutuar në Kuvend, ka qenë deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka guximin që t’i publikoj listat se kënd e ka subvencionuar.

Madje, pas kësaj, Bajrami ka postuar status edhe në profilin e saj në Facebook, duke i kërkuar Muratit ta publikojë listën e 50 top përfituesve të 230 milionë eurove.

“Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria. Bizneset jo! Bujqit jo! Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit?”, shkruan Bajrami në profilin e saj në Facebook.

Postimi i saj i plotë:

E sfidoj ministrin Murati që të publikojë listën e 50 top përfituesve të këtyre 230 milionë eurove.

Çdo taksapagues i këtij vendi ka të drejtë të dijë kush ka përfituar n vitin 2021 nga 230 milionë eurot e ndara nga Qeveria.

Bizneset jo!

Bujqit jo!

Qeveria po thotë qytetarët – le t’i tregojë kush janë përfituesit?

Ne nuk po e dimë.

Qeveria e di dhe duhet të tregojë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments