Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaMiratohet Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike

Miratohet Komisioni për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike

Me 67 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e miratoi formimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Kjo pikë u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), derisa Komisioni do të ketë mandat gjashtëmujor.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme dhe se do të ketë punë të mëdha.

“Ky Komision do të hedhë dritë ndaj të gjitha zhvillimeve energjetike”, tha Tahiri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments