Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaSBASHK-u paralajmëron grevë në tërë sistemin arsimor, vendimi merret më 2 prill

SBASHK-u paralajmëron grevë në tërë sistemin arsimor, vendimi merret më 2 prill

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar se në tërë sistemi arsimor do të mbahet grevë në rast se kërkesat e punëtorëve të arsimit nuk merren parasysh nga Qeveria e Kosovës.

Vendimi pritet të merret më 2 prill, kur do të mbahet mbledhja e delegatëve të Kongresit të kësaj sindikate.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i cili tha se sistemi arsimor rrezikohet të shkojë në grevë, si pasojë e mosgatishmërisë se qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të sindikatës dhe mos publikimin e versionit final për Ligjin e Pagave.

Mes tjerash, ai bëri të ditur se për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Albin Kurti, i janë drejtuar me një letër presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

“I kemi dërguar letër Presidentes dhe kryetarit të Kuvendit që ata të ndërmjetësojnë te Qeveria që të kemi dialog gjatë kësaj jave. Kërkojmë që Qeveria të bëjë një shtesë prej 100 euro për të gjithë punëtorët e arsimit, që nga çerdhet deri në universitet ngase kemi rritje të vazhdueshme të rritjes së çmimeve në produkte ushqimore”, u shpreh kryetari i SBASHK-ut.

Jasharaj theksoi se “çdo gjë që do të ndodh në sistemin arsimor pas datës 2 prill, fajtori i vetëm do të jetë Qeveria Kurti”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments