Anësori i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, foli në lidhje me miqësoren ndaj Zvicrës.
Zhegrova përpara miqësores me Zvicrën, tha se Kosova po përgatiten maksimalisht për ndeshjen dhe se ka kualitet ta mposht kombëtaren zvicerane.
“Kemi kualitetin ta mposhtim Zvicrën, do të japim maksimumin”, tha Edoni, për Klan Kosova, përcjell lajmi.net.
Anësori i Lille, në miqësoren ndaj Burkina Faso, që përfundoi me rezultat të thellë 5:0 për Kosovën, ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë.
Kosova do të përballet me Zvicrën, më 29 mars me fillim në orën 18:00.