Monday, November 25, 2024
HomeBotaAnglia fiton ndaj Zvicrës, Shaqiri asiston

Anglia fiton ndaj Zvicrës, Shaqiri asiston

Anglia ka shënuar fitore ndaj Zvicrës në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Wembley”.

“Tre Luanët” triumfuan 2:1 ndaj “helvetikëve” në një ndeshje ku te Zvicra startuan Xhaka e Shaqiri.

E ky i fundit ishte protagonist në golin e mysafirëve.

Ishte minuta e 22-të kur Shaqiri krosoi bukur në zonë dhe Embolo me goditje të saktë me kokë kaloi Zvicrën në epërsi.

Sekondat e fundit të pjesës së parë ishin fatalë për Zvicrën, teksa Luke Shaë shënoi një gol të bukur për të barazuar shifrat.

Në minutën e 78-të, Harry Kane përmbysi gjithçka kur realizoi nga penalltia.

Pas kësaj ndeshjeje, Zvicra rikthehet në Cyrih, aty ku pas tri ditëve do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, kësaj radhe ndaj Kosovës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments