Monday, November 25, 2024
HomeLajmeShefi i BE-së në Kosovë ia kthen Kurtit: Praktika e mbledhjes së...

Shefi i BE-së në Kosovë ia kthen Kurtit: Praktika e mbledhjes së votave nga OSBE-ja duhet të vazhdojë

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se praktika e mbledhjes së votave të serbëve nga OSBE-ja në Kosovë për zgjedhjet në Serbi duhet të vazhdojë.

Ai tha se e njëjta praktikë mund të jetë një opsion i mundshëm edhe i zgjedhjeve të 3 prillit të Serbisë, për të cilat Qeveria e Kosovës thotë se s’do mbahen pasi s’ka pasur marrëveshja paraprake me Qeverinë e Serbisë.

“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë, edhe pse të dyja palët deri më tani kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në Kosovë – dhe ky do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, tha Szunyog për BBC në serbisht.

“Bashkimi Europian beson se praktika e vendosur, sipas së cilës OSBE-ja organizon mbledhjen e votave në Kosovë, duhet të vazhdojë, me disa rregullime për shkak të situatës aktuale”, shtoi ai.

Kryeministri Albin Kurti i kishte dërguar letër Szunyogit në lidhje me organizimin e zgjedhjeve serbe të 3 prillit, duke thënë se ato mund të mbahen në Republikën e Kosovës vetëm në përputhje me një marrëveshje ndërmjet dy qeverive.

“Për këtë qëllim, ishim duke pritur një kërkesë nga Qeveria e Serbisë drejtpërdrejt Qeverisë së Kosovës. Zyrat ndërlidhëse (për dallim nga ‘zyrtarët’) janë vetëm mjete për bartjen e komunikimeve ndërqeveritare, jo zëvendësime politike apo institucionale të komunikimeve të tilla. Për më tepër, Beogradi as që e përmend Qeverinë tonë, porse na quan “autoritetet relevante qeverisëse të Kosovës”, thuhej në letrën e Kurtit drejtuar shefit të BE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments