Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRivarrosen 7 viktimat e masakrës së Krushës së Vogël

Rivarrosen 7 viktimat e masakrës së Krushës së Vogël

Mesditën e sotme janë rivarrosur në Krushë të Vogël shtatë martirët e këtij fshati të cilit ishin viktima të masakrës që ndodhi 23 vite më parë në këtë zonë.

Hysen Zylfiu, Nue Prenkaj, Sami Shehu, Ahmet Berisha, Nuredin Shehu, Skifter Batusha dhe Skifter Shehu u rivarrosën në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Krushës së Vogël.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se sot nuk i përulemi vetëm dëshmorëve dhe martirëve por edhe të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Vogël të cilët u ringriten edhe pasi okupatori kishte shkatërruar gjithçka.

“Historia e shtetit tonë nuk mund të shkruhet pa Krushën e Vogël dhe Krushën e Madhe. Nuk mund të shkruhet pa adresimin e dhimbjeve dhe tmerrit të përjetuar, dëmit dhe vuajtjeve të shkaktuara”, tha Kurti.

Ndërsa, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se themeli i shtetit të Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve.

Ndërsa, kryetari i Komisionit Qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hoti, u shpreh se nuk do të harrojnë asnjëherë gjenocidin serb dhe është detyrë e shtetit që të rikthejnë në atdhe të gjithë ata sot konsiderohen si persona të zhdukur me dhunë në luftën e fundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments