Sipas informacioneve raketa gjermane kanë mbërritur në Ukrainë si mbështetje të forcave ushtarake kundër forcave ruse.
Mediat e huaja raportojnë gjithashtu se raketat në total janë rreth 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.
“Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo nuk na bën krenarë, por kjo është ajo që ne duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën,” ka thënë ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.