Wednesday, November 27, 2024
HomeBota“Do ta shikoni vetë kur të jeni atje”, çfarë deshi të thoshte...

“Do ta shikoni vetë kur të jeni atje”, çfarë deshi të thoshte Biden gjatë fjalimit para ushtarëve amerikanë në Poloni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë fjalimit të tij përpara ushtarëve amerikanë në Poloni, tha se këta trupa do ta kuptonin se sa trima ishin njerëzit në Ukrainë, në momentin që do të shkonin atje.

“Njerëzit në Ukrainë janë shumë trima. Do ta shikoni vetë kur të jeni atje, do të shikoni gra dhe të rinj që qëndrojnë përpara tankut, pa iu dridhur qerpiku”, tha Biden.

25 MARS 2022 DITARI 19 00 P2 CLN frame 24459 1280x720

Menjëherë pas kësaj deklarate, Shtëpia e Bardhë sqaroi se trupat amerikane nuk do të dërgohen në Ukrainë, por Biden, me “kur të jeni atje”, donte të thonte se trupat do të afroheshin në kufi me Ukrainën.

“Presidenti ka qenë i qartë: nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe nuk ka ndryshim nga ky qëndrim”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për “Fox News”.

Më parë, Biden ka thënë se nuk do të ketë trupa amerikane në territorin ukrainas në asnjë rrethanë gjatë pushtimit të Putinit, pasi kjo mund të çonte në Luftën e Tretë Botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments