Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeLorik Arifaj shkarkohet nga pozita e zv.drejtorit të RTK’së: Vendim politik, do...

Lorik Arifaj shkarkohet nga pozita e zv.drejtorit të RTK’së: Vendim politik, do ta kundërshtoj në organet e drejtësisë

Lorik Arifaj është shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Sipas Arifaj, ky shkarkim u bë me rekomandim të u.d drejtorit të Përgjithshëm, nga Bordi i RTK-së, për të cilët thotë se vendimet po i marrin kryesisht natën.

Ai tha se dyshon që ky është një vendim politik, të cilin do ta kundërshtojë në Organet e Drejtësisë.

“Vendimi vjen pasi që kam perfunduar Raportin Vjetor te Punes per vitin 2021, qe me ka marre rreth 3 muaj kohë, i cili duhet te dorezohet ne Kuvend deri me 31 mars te ketij viti, e të cilin nuk do të mund ta bente askush tjetër.

Në maj bëhen 20 vjet të kontributit tim në RTK, e për këtë nuk do të flas shumë, pasi flasin të gjithë ata që më njohin dhe kanë pasur rastin të punojnë me mua, dhe te ma njohin profesionalizmin dhe perkushtimin ne pune”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Arifajt:

Të nderuar miq,

Sapo u njoftova për një vendim tinëzar dhe qyqar për shkarkimin tim nga Pozita e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, me rekomandim te U.D Drejtorit të Pergjithshem, nga Bordi i RTK-së, të cilët vendimet po i marrin kryesisht natën.

Ky vendim krejtësisht arbitrar, mesiguri i bazuar ne trillimet e zakonshme, dyshoj që është vendim politik dhe si të tillë do ta kundërshtoj në Organet e Drejtësisë, dhe të jeni të sigurt se do ta fitoj.

Vendimi vjen pasi që kam perfunduar Raportin Vjetor te Punes per vitin 2021, qe me ka marre rreth 3 muaj kohë, i cili duhet te dorezohet ne Kuvend deri me 31 mars te ketij viti, e të cilin nuk do të mund ta bente askush tjetër.

Në maj bëhen 20 vjet të kontributit tim në RTK, e për këtë nuk do të flas shumë, pasi flasin të gjithë ata që më njohin dhe kanë pasur rastin të punojnë me mua, dhe te ma njohin profesionalizmin dhe perkushtimin ne pune.

Vij nga një familje e cila jetën ia ka kushtuar medias në Kosovë, edhe në kushtet më të rënda, dhe këtë trashëgimi e kam vazhduar faqebardhë. Por, fatkeqësisht, kjo, nuk vlerësohet. Për të “Notuar” duhet të jesh keqpërdorues, pa përvojë apo edhe “I ngueshëm”.

Ajo që duhet të ndajë me ju është se gjatë punës sime në RTK kam arritur që:

Të kontribuojë në hapjen e kanalit të 3 dhe të 4;

Të marr pjesë dhe të udhëheqë Projektet më të rëndësishme të Transmetuesit Publik (Shpallja e Pavaresise;

100 vjetori i Shtetit Shqiptarë;

Udheheqes i Ekipeve Zgjedhore etj etj);

Të sjelli personalitet më të mëdha ndërkombëtare në RTK;

Të themeloj Akademinë e Trajnimeve të EBU-së, pavarësisht se ne nuk jemi anëtarë të kësaj ombrelle mediale evropiane, e që një akademi të tillë nuk kanë arritur ta themelojnë as shtetet më të fuqishme se ne;

T’i sjelli RTK-së donacione të shumta si nga Ambasada Amerikane, OSBE, JICA, e në veçanti nga kjo e fundit kur është në proces donacioni milionësh për themelimin e dy studiove rajonale të RTK-së në Prizren dhe në Mitrovicë, si dhe serverë ne vlere pothuajse gjysme milioni dhe digjitalizimin e arkivit filmik;

CV- ja ime flet shume se kush jam.

Jam krenar, që kam qenë profesional, korrekt, koleg i ndershëm dhe bashkëpunues me të gjithë, pavarësisht etnisë, pozitës apo sektorëve.

Do të vazhdoj perkohesisht të jap kontributin tim në RTK, në sektorë tjetër, sipas Ligjit të Transmetuesit Publik, gjithnjë duke e ndjekur rrugën ligjore.

Fatkeqësisht në këtë bord të zgjedhur për “Ngarkim”, “Shkarkim” kam menduar se kam edhe miq, të cilëve nuk ua kam kërkuar asnjë favor pasi që nuk kam pasur nevojë, por direktivat janë mbi njerëzillëkun, pavarësisht se sa jetëshkurtër eshte mandati. Jeta eshte me e gjate se nje mandat te nderuar.

Shihemi ne sfidat e radhes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments