Mbetjet mortore të shtatë viktimave të luftës, nga Masakra e Krushës së Vogël, me kërkesë të familjeve dhe me përkrahje institucionale, do të rivarrosen nesër, më 26 mars 2022, në përvjetorin e Masakrës së Krushës së Vogël.
Kështu ka njoftuar kryeministria me anë të një komunikate për media, duke thënë se nga ora 12 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave.
Në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në fshatin Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit, nesër në ora 12:00 fillon ceremonia e varrimit të shtatë viktimave të Masakrës së Krushës së Vogël:
Hysen (Maxhun) Zylfiu, viti i lindjes 1935, i zhdukur me datën 26.03.1999
Nue (Shyt) Prenkaj, viti i lindjes 1960, i zhdukur me datën 26.03.1999
Sami (Aziz) Shehu, viti i lindjes 1974, i zhdukur me datën 26.03.1999
Ahmet (Manush) Berisha, viti i lindjes 1938, i zhdukur me datën 26.03.1999
Nuredin (Qazim) Shehu, viti i lindjes 1927, i zhdukur me datën 26.03.1999
Skifter (Osman) Batusha, viti i lindjes 1981, i zhdukur me datën 26.03.1999”, thuhet në komunikatë.
Procedurat administrative të dorëzimit të mbetjeve mortore të të shtatë viktimave të luftës, që ishin në Listën e Personave të Zhdukur janë kryer sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Familjarët e personave të identifikuar u pritën në takim nga përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, zv.Drejtori i Përgjithshëm dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.