Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaGjilanasi raportoi rrejshëm se iu vodh iPhone X në vlerë 1,000 franga,...

Gjilanasi raportoi rrejshëm se iu vodh iPhone X në vlerë 1,000 franga, policia e arreston

Policia në Gjilan ka njoftuar se sot ka arrestuar një person, i cili rrejshëm ka denoncuar në polici vjedhjen e një telefoni të mençur “iPhone X”. Sipas policisë, personi është arrestuar, pas dyshimeve për inskenim të rastit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka bërë të ditur se ankuesi V.A, i lindur në vitin 1983, më datë 18 mars, rreth orës 21:00 e kishte bërë raportimin për vjedhjen e telefonit.

Me këtë rast policia është marrë disa ditë, deri sa është gjetur se prona nuk ishte vjedhur ashtu siç ishte raportuar.

“Drejtoria Rajonale e policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Gjilan, kishte pranuar një ankesë nga ankuesi V.A. (1983) me 18.03.2022, rreth orës 21:00 gjatë kohës  sa ka qenë duke lëvizur në një rrugë në Gjilan dy persona të pa njohur i kanë grabitur telefonin –Iphon X në vlerë prej 1000 franga. Hetuesit policor rajonal me ta pranuar rastin kanë  filluar me veprime intenzive hetimore në teren mirë të organizuara operative si dhe pas intervisitimit të dëshmitarëve dhe ri-intervistimit të ankuesit, janë gjetë dëshmi të qëndrueshme se ai e kishte inskenuar rastin e grabitjes në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Prona-telefoni i raportuar si i grabitur është gjetur”, thuhet tutje.

Policia ka njoftuar që ndaj të dyshuarit do të ushtrohet kallëzim penal për lajmërim të rremë.

“Bazuar në deklaratën e dytë tashmë të dyshuarit të lartshënuar në prani të avokatit mbrojtës,  ndaj të njëjtit do të ushtrohet kallëzim penal nën dyshimin se ka kryer veprën penale Lajmërimi apo kallëzimi i rremë nga Neni 382 I KPRK-së dhe me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan në procedurë të rregullt”, thuhet në fund.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments