Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka mbajtur takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ferenc Kajari, teksa kanë biseduar për bashkëpunimin mes KFOR-it dhe FSK-së.
“Me këtë rast, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajárit, mirënjohjen për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të tij të madh edhe në sigurinë rajonale”, njoftohet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.
“Ndër të tjera, të dy shprehën gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi në funksion të sigurisë dhe stabilitetit vendor, si dhe ati rajonal e më gjerë”.
“Në fund, gjithashtu ata u pajtuan për vazhdimin e kontakteve si çdoherë, si dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët, në kuadër të roleve dhe përgjegjësive tona institucionale, në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”, përfundon komunikata.