Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaIPK nis hetimet ndaj eprorëve të Policisë së Kosovës që takuan Vuçiqin

IPK nis hetimet ndaj eprorëve të Policisë së Kosovës që takuan Vuçiqin

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetimet ndaj eprorëve të Policisë në veri të vendit të cilët ishin pjesë e takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, i cili ka thënë se ky institucion, në kuafër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore,  është duke shqyrtuar pjesëmarrjen e eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me presidentin serb, raporton Gazeta Sinjali.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, tha Beka për Gazetën Sinjali.

E për pjesëmarrjen në takimin me presidentin serb, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim që ta suspendojë kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments