Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaPritja e Kurtit për 23 vjetorin e bombardimeve, ambasadorët e QUINT’it nuk...

Pritja e Kurtit për 23 vjetorin e bombardimeve, ambasadorët e QUINT’it nuk shihen aty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka organizuar pritje për 23 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s. Ajo që është vërejtur në këtë pritje, është mungesa e ambasadorëve të vendeve të Quintit, të cilët para disa ditëve shprehën pakënaqësi me qeverinë për shkak të mungesës së vullnetit për të arritur një zgjidhje për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Qeveritë e Francës, e Gjermanisë, e Italisë, e Britanisë së Madhe dhe e SHBA-së shprehën keqardhje të mërkurën për mungesën e një marrëveshjeje, që do t’i lejonte serbët e Kosovës që të votojnë në zgjedhjet nacionale të Serbisë, më 3 prill.

Pesë shtetet e QUINT-it dolën me një deklaratë të përbashkët, me të cilin shprehën pakënaqësinë e tyre, që nuk u arrit marrëveshja. Për këtë fajësojnë Qeverinë e Kosovës, ndërsa vlerësojnë qëndrimin e Serbisë. Përfaqësuesit e këtyre shteteve munguan sot në pritjen e Kurtit.

Kurti kujtoi edhe rolin e ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 84 vjecare.

“Çdo 24 mars, kur e shënojmë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, për të ndalur gjenocidin në Kosovë, kemi folur edhe për zonjën Sekretare Madeliene Albright, mirëpo nuk e kemi menduar, që do të na duhet të flasim për të, pa të”, e nisi fjalën e tij kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga ai, me rastin e 23 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s.

Duke kujtuar rolin e pazëvendësueshëm të ish Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë një ditë më parë, kryeministri Kurti vlerësoi se ajo në politikë ishte historiane, në histori ishte diplomate, ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kombinim i përsosur për një grua të jashtëzakonshme, të cilës i jemi përjetësisht mirënjohës, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments