Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Falënderues për NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në...

Kurti: Falënderues për NATO-n që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur falënderimin e tij në nder të 23-vjetorit të ndërhyrjes humanitare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) më 1999-ën.

Kurti falënderimet e tij i ka shprehur me anë të një cicërime në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke rikujtuar vrasjet e regjimit serb në Kosovë më 1998-1999.

“Në Kosovën e vitit 1998-99 janë kryer qindra masakra. Fëmijë, të moshuar, gra dhe burra janë vrarë, masakruar e djegur në shtëpitë e tyre. 23 nga kjo, ne vazhdojmë të jemi falënderues për itnervenimin e NATO-s, që ndaloi gjenocidin e regjimit të Beogradit në Kosovë”, deklaroi ai.

Kurti po ashtu shpërndau fotografi edhe të homazheve që bëri me kryekuvendarin Glauk Konjufca përpara bustit të ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Albright vdiq dje në moshën 84-vjeçare, pas një beteje që pati me kancerin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments