Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPas takimit që mbajti me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në...

Pas takimit që mbajti me Vuçiqin, suspendohet kryetarja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 281-të të mbajtur të enjten, ka marrë vendim që ta suspendojë Liljana Stevanoviq, kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, deri në një vendim të radhës.

Suspendimi i Stevanoviq vjen pas pjesëmarrjes së saj në takim me Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.

Lajmi për shkarkimin e Stevanoviq u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK.

“Në fund, Këshilli vazhdoi takimin me dy (2) pika të mbyllura për: shqyrtimin e njoftimit AGJ.nr.93/2022 të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë si dhe themelimin e panelit hetimor për rastin disiplinor Nr.AD/KGJK/07/2022/GJTHPR-AD/GJTHPR.nr.12/2022, me ç’rast vendosi për suspendim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, L.S, deri në vendimin e rradhës”, thuhet në njoftim.

Ky reagim i KGJK-së, erdhi pasi ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, i bëri thirrje KGJK-së, që të ndërmarrë masa në raport me Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stefanoviq.

“Sa i përket pjesëmarrje së Kryetares së Gjykatës Themelore në takim me Vuçiq, më vjen keq për këtë sepse besoj se gjyqtarët dhe kryetarët e gjykatave duhet të sillen me integritetit më të lart moral dhe profesional dhe çfarëdo takimi dhe marrje pjesë në këtë takim e cenon këtë integritet” tha Haxhiu në këtë konferencë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments