Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaATK aksion te tatimpaguesit borxhlinj, ua merr rreth 820 mijë euro

ATK aksion te tatimpaguesit borxhlinj, ua merr rreth 820 mijë euro

Administratës Tatimore të Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndërmarrë aksion te 18 subjekte afariste me borxhe tatimore në vlerë prej 1.6 milion euro, ku përmes proceduarave të konfiskimit ka inkasuar borxhe tatimore në vlerë rreth 820,101 euro, ndërsa pjesa tjetër e borxhit do të paguhet me këste.

Sipas ATK-së, ky aksion ka rezultuar pas zbatimit të të gjitha proceduarave paraprake për mbledhjen e borxhit dhe thirrjes së vazhdueshme të këtyre tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë obligimet tatimore.

Aksione të ngjashme do të ketë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore. ATK, ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë me kohë dhe saktë obligimet tatimore në mënyrë që të mos bëhen objekt i aksioneve të tilla. Synimi kryesor i ATK-së është përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments