Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaPolicia identifikon personin që gjuante me armë në dysheme në një odë

Policia identifikon personin që gjuante me armë në dysheme në një odë

Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacion një person i cili para disa ditësh në një aheng kishte shtënë me armë zjarri brenda një ode në Shtime.

Në një video të publikuar në media, shihet se si i dyshuari, gjuajte me armë në dyshemenë e odës.

Përveç shoqërimit në polici, të dyshuarit i është konfiskuar edhe arma.

Njoftimi i plotë:

‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & Përdorimi i armës’

Me datën 22.03.2022 në mediumin ‘’Klankosova’’ ka qarkulluar një sekuencë ( video) ku shihet se një person gjatë një ahengu në një shtëpi, konkretisht në një dhiomë ( odë), shihet duke gjuajtur/ shkrepur me armë në dyshemenë e kësaj dhome.

Policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht stacioni policor në Shtime i ka marrë veprimet e nevojshme dhe pas një pune hetimore ka identifikuar personin e dyshimt dhe vendin ku ka ndodhur kjo ngjarje. Ngjarja ka ndodhur me datën 15.03.2022 në fshatin Petrovë të Shtimes.

Në lidhje me ketë policia sot rreth orës 11:30 personin e dyshuar me inicialet SH.I ( M/K) i moshës 65 vjeçar e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtimes, i cili në këtë aheng kishte shkrepur me një armë me gas dhe si provë materiale arma iu është konfiskuar.

I njëjti, pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve & përdorimi i armës’ për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa i dyshuari është liruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments