Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Familja jonë Ademaj, e kemi shtrirë dorën e pajtimit”, fjalët e vëllait...

“Familja jonë Ademaj, e kemi shtrirë dorën e pajtimit”, fjalët e vëllait të Astritit 6 muaj pas vrasjes së tij

Armend Ademaj, vëllai i ish-kandidatit për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, ka dalë me një postim publik në profilin e tij në Facebook, pasi në media u bë i ditur lajmi për pajtimin e familjeve Ademaj dhe Kadrijaj.

Armend Ademaj shkruan se pajtimi është i domosdoshëm dhe se familja Ademaj e ka shtrirë dorën e pajtimit.

Tutje, ai ka falënderuar të gjithë personat që janë angazhuar për t’u arritur pajtimi mes familjeve.

Reagimi i tij i plotë:

“PAJTIMI ËSHTË I DOMOSDOSHËM”

“Pajtimi është i domosdoshëm” sepse këtë e kërkon e drejta zakonore e popullit tonë, që po e trashëgojmë me shekuj, e që kishim dashur që sot në shekullin XXI mos të jetë, por ta kemi shtetin e së drejtës, ku sundon ligji e jo Kanuni!

Tanime siç jeni njoftuar familja jonë Ademaj, e kemi shtrirë dorën e pajtimit, lidhur më tragjedinë e 8 shtatorit 2021, ku humbëm më të dashurin tonë ASTRIT ADEMAJ.

Falenderojmë të gjithë ato personalitete dhe individ të cilët janë përpjekur dhe kanë pasur qëllim të mirë që të arrihet ky pajtim!

Për hirë të fëmijëve të Astritit dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë, urojmē që vllavrasja tē ndalet një herë e përgjithmonë!

Astrit Ademaj, ish-kandidat për kryetar të Pejës nga PDK, u vra më 8 shtator të vitit të kaluar. Aty mbeti i vrarë edhe ish-zyrtari i PDK-së Blerand Kadrijaj. I plagosur kishte mbetur edhe vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj, Avniu.

Zyrtarisht motivet e vrasjes së dyfishtë në Pejë mbeten akoma të panjohura për publikun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments