Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaBehrami: Në përvjetorin e intervenimit të NATO-s, Specialja mban seancë ndaj ish-krerëve...

Behrami: Në përvjetorin e intervenimit të NATO-s, Specialja mban seancë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se pikërisht në përvjetorin e intervenimit të NATO-s për parandalimin e gjenocidit, Gjykata Speciale në Hagë mbanë seancën e radhës, që sipas tij, vazhdon përpjekjet për të rishkruar historinë e luftës.

Behrami tha se udhëheqësit e UÇK-së, që sot po mbahen në Hagë ishin në koordinim të plotë me NATO-s dhe Perëndimin 23 vjet më parë.

Prokuroria e Gjykatës Speciale vazhdon t’i fsheh provat shfajësuese për krerët e UÇK-së, vazhdon t’i rrisë dosjet me dëshmitarë, të cilët fare nuk e dinë që kanë përfunduar në listat e tyre”, shkroi Behrami.

Tutje Behrami, Gjykatën Speciale e cilësoi si politike, teksa bëri thirrje që të krijohen parakushte për një proces fer dhe pa vonesa, sipas tij, artificiale.

Ndryshe sot shënohet 23 vjetori i intervenimit të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments