Në një postim në Facebook, Pacolli ka shkruar se Albright do të mbetet përjetësisht në historinë e shqiptarëve si heroinë.

Mikja e madhe e shqiptarëve, Madeleine Albright, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Albright ka vizituar dy herë Kosovën, më 2005 dhe 2019. Më 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë më 2019, ishte e pranishme në ngritjen e bustit në nderim të saj.