Sondazhi ekskluziv po prezantohet në emisionin “Pressing”.
Në mesin e pyetjeve të shumta që janë shtruar gjatë këtij hulumtimi, qytetarët janë pyetur edhe për kënaqshmërinë e tyre të përgjithshme me performancën e Qeverisë Kurti.
Në pyetjen “në përgjithësi, sa jeni të kënaqur me punën që ka bërë qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti?”, 51.2% e qytetarëve janë përgjigjur si të kënaqur ose shumë të kënaqur me qeverinë.
Rezultati në këtë pyetje, ka dalë si vijon:
20.3% – shumë të kënaqur
30.9% – të kënaqur
27.4% – të pakënaqur
2.0% – nuk e di/refuzoj të përgjigjem
Metodologjia e aplikuar në këtë hulumtim, është bërë me përzgjedhjen e amvisërisë duke shfrytëzuar metodën sistematike të rastësisë, si dhe zhvillimin e anketës me personin i cili e ka ditëlindjen e parë më të afërt i moshës mbi 18 vjet.
Për hulumtimin e kryer, lista votuese e KQZ-së e vitit 2021 ka shërbyer si kornizë për ndërtimin e mostrës, ndërkaq mostra n=1065 e dizajnuar për sigurimin e mostrës përfaqësuese, e shtresuar sipas etniciteteve shqiptar, serb dhe minoritete jo-serbe. Minoritetet e mbi-përfaqësuara në anketim, mostra e peshuar për analizë.
Gjinia e të anketuarve është 50.3% meshkuj dhe 49.7% femra, ndërkaq shtrirja sipas vendbanimeve urban 42.8% dhe 57.2% rural. Margjina e gabimit ±3 pikë të përqindjes në përzgjedhje për interval të konfidencës 95%. Periudha e anketimit është mes 07 dhe 15 marsit 2022.