Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSalla e stentimit në Kardiologji Invazive s’punon që 3 javë

Salla e stentimit në Kardiologji Invazive s’punon që 3 javë

Në Shërbimin e Kardiologjisë Invazive, e cila është në kuadër të Klinikës së Kardiokirurgjisë, ka tre javë që njëra sallë e stentimit nuk punon.

Madje nevojiten edhe disa ditë tjera për ta funksionalizuar përsëri vendin, ku bëhet koronarografia dhe vendosja e stentave.

Mbyllja e kësaj salle ka ardhur për shkak të disa defekteve teknike te pajisjet.

“Salla nuk është duke funksionuar për shkak të defekteve në pajisjen e koronarografisë, ku pas ekzaminimeve nga serviserët e operatorit të kontraktuar është konstatuar që disa nga pjesët kryesore nuk janë funksionale. Porosia është bërë nga ana e operatorit dhe funksionalizimi i pajisjes mund të bëhet së shpejti në qoftë se nuk dalin edhe defekte te pjesët tjera”, deklaruan nga ShSKUK-ja.

Ndërkaq, si shkak i kësaj, Kardiologjia Invazive po punon vetëm me një sallë të vetme, ku sipas drejtuesit Rifat Brahimaj, kryhen mesatarisht 15 koronarografi në ditë.

Mirëpo, për familjarët e pacientëve që janë të hospitalizuar këtu, periudha e gjatë për riparim po u duket e pakuptimtë.

Momentalisht lista e pritjes për të bërë koronarografi është deri në nëntë muaj, madje për në 2022 zor që mund të bësh termin me datë të caktuar, gjë për të cilën ka raportuar Klan Kosova kohë më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments