Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaBIK-u shpreh ngushëllime për Madeleine Albright: Në periudhën e okupimit, ishte simbol...

BIK-u shpreh ngushëllime për Madeleine Albright: Në periudhën e okupimit, ishte simbol i shpresës

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, duke e cilësuar si simbol të shpresës, lirisë e demokracisë së Kosovës.

Tërnava ka shprehur ngushëllimet e tij përmes faqes së BIK-ut në ‘Facebook’, duke shtuar se Albright ishte ndër më të vendosurat për ta larguar pushtetin e Millosheviqit nga Kosova.

Me dhembje e pikëllim mësova se mikja e madhe e vendit dhe populli tonë, Madeleine Albright, ish-sekretare e Shtetit të SHBA-ve, paska ndërruar jetë. Në periudhën e okupimit, sekretarja Albright,  për ne ishte simbol i shpresë, drejtësisë, lirisë e demokracisë”, citohet të ketë thënë Tërnava nga faqja e BIK-ut.

“Sekretarja Albright ka qenë ndër më të vendosurat për ta larguar pushtetin e Millosheviqit nga vendi ynë, kjo edhe për faktin se sekretarja kishte përjetuar që në fëmijëri persekutimin e përndjekjen dhe nuk bënet asnjë kompromis me zullumqarin e shekullit. Për ne, sekretarja Albright do të kujtohet përjetësisht si zonja e fortë  e drejtësisë, lirisë e humanizmit”, thuhet më tej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments