Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaZgjedhjet serbe të 3 Prillit, Kurti: Kjo është arsyeja që BE nuk...

Zgjedhjet serbe të 3 Prillit, Kurti: Kjo është arsyeja që BE nuk ishte e lumtur me mua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar edhe njëherë lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 3 prill në Kosovë.

Ai tha se nuk e di nëse zhvillimet rreth këtyre zgjedhjeve do të ndikojnë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zhvillimet rreth zgjedhjeve të Serbisë nuk e di se sa ndikojnë në dialog. Kur të na ftojnë për raundin e ardhshëm të bisedimeve normalisht që ne jemi të gatshëm që të angazhohemi me përkushtim, me konstruktivitet dhe me kreativitet. Nuk më takon mua të vlerësoj sepse është ndërmjetësuesi se kur është e përshtatshëm dhe me çfarë agjende të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel”, deklaroi ai.

Kryeministri deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por se nuk ka pasur një marrëveshje për mbajtjen e tyre.

“Nuk do të thosha qe Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por e vërteta është se nuk ka marrëveshje paraprake që normalisht paraqet kushtin për të mundësuar mbajtjen e atyre zgjedhjeve  që nuk është plotësuar. Ne kemi pritur një shkëmbim normal të letrave, të kërkesave, të trajtimit tonë por jo gjë nuk ka ndodhur”, ka thënë Kurti.

Ndër të tjera kryeministri deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur që nuk ka pranuar që zgjedhjet e Serbisë të mbahen në Kosovë, vetëm përmes një letër shkëmbimi në mes të zyrave ndërlidhëse.

“Bashkimi Evropian  nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllet përbrenda një letërshkëmbimi të sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Jam i bindur që marrëveshje duhet të jetë përmes shkëmbimit të letrave të Qeverisë së Serbisë me Qeverinë e Kosovës. Ne jemi isntanca që jemi autoritete e vendeve përkatëse që do duheshin të merreshin vesh për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, tha më tutje ai.

“Çështja ka marrë një kahje tjetër dhe ne kemi shprehur keqardhjen tonë por më shumë se kaq nuk kam se çfarë të them”, deklaroi Kurti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments