Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaQeveria vendos të dërgojë në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare,...

Qeveria vendos të dërgojë në Ukrainë kontingjentin e parë me ndihma humanitare, vlera 100 mijë euro

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të dërgojë kontingjentin e parë me ndihma humanitare për Ukrainën , në vlerë 100 mijë euro.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo do të bëhet si përgjigje e thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare.

“Në përgjigje të thirrjes publike të Ukrainës për ndihma humanitare bërë përmes përfaqësive të saj diplomatike dhe përmes shprehjes së solidaritetit me popullin e Ukrainës, MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për ndarje të mjeteve buxhetorë në vlerë 100 mijë euro për dërgimin e kontingjentit të parë të ndihmave për popullin e Ukrainës”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla tha se vendimi për dërgimin e  këtij kontingjenti në Ukrainë është bërë edhe në bashkëveprim me ShBA-të, Be-në dhe partnerët strategjik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments