Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione të reja sot ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi se këto masa do të jenë në përputhje me pakon e katërt të sanksioneve ndaj këtyre shteteve nga ShBA-të, BE-ja dhe partnerët e tjerë.

“Në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë me ShBA-të, BE-në edhe partnerët e tjerë, Ministria e Punëve të Jashtme ka marrë propozuar vendimin për zbatimin e të gjitha sanksioneve ekonomike dhe financiare të përcaktuara nga BE-ja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë. Përmes këtij vendimi qeveria jonë do të vazhdojë të rreshtohet me partnerët në zbatimin e sanksioneve dhe masave përfshire edhe pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”, ka thënë Kurti.

Kryeministri theksoi se këto masa janë ekonomike, tregtare dhe financiare.

“Kjo pako konsiston në masa restriktive tregtare, ekonomike, financiare,  energjetike, industri të mbrojtjes si dhe ndaj individëve dhe entiteteve të tjera”, ka thënë  më tutje Kurti.

Ndërsa ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se të gjitha sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë janë vendosur në konsultim të plotë me ShBA-të, BE-në dhe partnerët e tjerë.

“Sanksionet e zgjeruara përfshijnë ngrirje të asesteve bankare, institucione financiare dhe individë, ndalimin e qasjes së tyre në tregjet financiare, ndalimin e transmetimit të mediave propagandueses, materiale të ndryshme që mund të përdoren për makineri të luftës, restrikcione Bjellorusisë për ndalimin e importit të mallrave teknologjike si përgjigje e mbështetjes së luftës si kundërpërgjigjet e mbështetjes së luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masa të tjera restriktive që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politik të përfshirë në invazionin rusë në Ukrainë”, ka thënë ajo.

Sipas saj marrja e këtij vendimi do të kontribuonte në paqen dhe sigurinë botërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments