Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaKurti: Në SHBA do të shkojë në muajin maj

Kurti: Në SHBA do të shkojë në muajin maj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gjatë muajit maj do të udhëtojë drejt SHBA’së. Tha se raportet në mes të dy vendeve janë shumë të mira, por se Kosova ka nevojë për më shumë investime.

“Do të shkojë besoj në muajin maj, do të zhvillojë takime me administratën Biden dhe diasporën tonë dhe shumë takime të tjera”, është shprehur Kurti.

“Në të gjitha shkëmbimet që i kemi ne mirëpresim vizitat e njëri-tjetrit por mua në periudha të caktuara mua më duhet t’i caktoj prioritetet e SHBA’të janë prioritet konceptual e funksional por në anën tjetër siç ua kam thënë edhe gazetarëve në një konferencë për media, nuk mund të shkoj në SHBA dhe të rri dy ditë. Ndoshta dikush edhe e ka bërë këtë gjë. Por mua më duhen nja dy javë. Po është e vështirë të planifikojë një vizitë dy javore në SHBA, edhe me Hildt këtu në Kosovë”, tha Kurti në RTK.

“Unë do të shkoj atje në maj, tash ftesë zyrtare nuk e di si ta quajmë, unë i njoftoj ata paraprakisht, ata më mirëpresin, organizohen takimet, verifikohet agjenda, do ta dini paraprakisht”, shtoi Kurti.

“Raportet me SHBA janë shumë të mira por kemi nevojë për më shumë investime”, tha kryeministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments