Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Mediat në Serbi shkruajnë se Vuçiq dhe serbët nga Kosova do të bisedojnë pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në Pallatin e Serbisë.
Kështu është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Presidentit të Serbisë.
Në mesditë është caktuar seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet për temat më të rëndësishme aktuale, përfshirë “refuzimin e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë”.