Burimet ushtarake ukrainase thonë se deri më tani janë vrarë rreth 15,000 ushtarë rusë, megjithëse kjo shifër mund të përfshijë të plagosur si dhe të vdekur, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Rusia nuk ka dhënë një shifër për humbjet e saj deri më 2 mars, kur tha se ishin vrarë 498 njerëz.
Por vlerësimi më i fundit i inteligjencës ushtarake amerikane, i cituar nga New York Times, e vendos shifrën në rreth 7,000, shkruan BBC.
Ndërkohë shërbimi rus i BBC-së ka bashkuar një listë me 557 vdekje të konfirmuara ruse, me burim nga raportet që përmbajnë informacione specifike për vdekjet e individëve.
Dhe nga pala ukrainase, më shumë se një javë më parë, presidenti Volodymyr Zelensky tha se 1,300 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por Ukraina nuk ka dhënë asnjë shifër që atëherë.
Të hënën, zyrtarët ukrainas thanë se 115 fëmijë ishin vrarë në konflikt dhe 140 u plagosën, ndërsa zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se 925 civilë ishin vrarë dhe 1,496 u plagosën.
Megjithatë, autoritetet në qytetin jugor të rrethuar të Mariupolit vlerësojnë se 2500 njerëz kanë vdekur vetëm në atë qytet.